I nderuar përdorues,
Ju keni hyrë në faqen zyrtare të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a duke lexuar dhe
pranuar si më poshtë vijon:
Kjo faqe përmban formularë të ndryshëm (punësimi, regjistrimi në databazën e SIGAL
UNIQA Group AUSTRIA sh.a, raportim dëmi, etj.) plotësimi i të cilave është tërësisht
vullnetar.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a siguron të gjithë përdoruesit e kësaj faqje se çdo e
dhënë personale do të trajtohet në përputhje me ligjin 9887 datë 10/03/2008 ‘Për mbrojten
e të dhënave personale’ i ndryshuar. Përdoruesi pohon vërtetësinë dhe saktësinë e të
gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në format apo formularët e ndryshëm. Me plotësimin
e çdo forme apo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën
e shoqërisë së sigurimit për përdorimin e brendshëm, vetëm për qellimin e kërkuar nga
përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga
ana e SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a. SIGAL UNIQA garanton trajtimin me
konfidencialitet të këtyre të dhënave si dhe siguron se asnjë e dhënë nuk do t’i kalohet
palëve të treat, por çdo e dhënë do të përdoret vetëm për qëllimin që është dërguar. Për
çdo ndryshim të këtyre të dhënave përdoruesi ka të drejtë të kontaktojë SIGAL UNIQA
Group AUSTRIA sh.a për kryerjen e ndryshimeve në [email protected].
PARIMET E PRIVATESISË TË TË SIGURUARIT DHE PËRFITUESIT
1. Mbledhja e informacionit: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a do të mbledhë vetëm
informacion personal, i cili nevojitet për administrimin e kontratës të sigurimit, për
dhënien e shërbimeve të klientit, për ofrimin e produkteve apo shërbimeve të reja,
bazuar në ligjet përkatëse në fuqi (Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e
të dhënave personale”);
2. Përpunimi i informacionit: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA do të përpunojë të dhënat
tuaja personale në mënyrë të drejtë dhe vetëm për ato qëllime që ju ka informuar
në momentin e nënshkrimit të kontratës të sigurimit. Ju mund të kundërshtoni për
disa lloje përpunimi si shprehimisht të lejuara nga ligjet në fuqi (Ligji Nr. 9887, datë
10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Neni 6 – Kriteret Ligjore për
përpunimin, Neni 7 -Përpunimi i të dhënave sensitive);
3. Mundësia e zgjedhjes: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ju jep mundësinë e
autorizimit të përdorimit të të dhënave personale për qëllime marketingu, p.sh. për
informim rreth produkteve dhe shërbimeve të reja të ofruara nga SIGAL UNIQA
Group AUSTRIA ose palë të treta që veprojnë në emër të saj sipas ligjit në fuqi. Kjo
përfshin produkte dhe shërbime nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe produkte
dhe shërbime të bëra në bashkëpunim me partnerë të tjerë biznesi;
4. Cilësia e përpunimi të të dhënave: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA përdor teknologji
të përshtatshme dhe trajnon punonjësit e vet me njohuri të mjaftueshme teknike
dhe gjithashtu siguron integritet personal që ata të jenë të aftë të përpunojnë të
dhënat tuaja personale me shpejtësi dhe saktësi bazuar në ligjet në fuqi. SIGAL
UNIQA Group AUSTRIA nuk do të mbajë të dhënat tuaja personale më shumë sesa
e nevojshme, përveç rasteve që parashikohet ndryshe nga ligji në fuqi;
5. Siguria dhe fshehtësia: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA do të mbajë të dhënat tuaja
personale konfidenciale dhe do të kufizojë aksesin në të dhënat tuaja personale
vetëm qëllime të sigurimit. SIGAL UNIQA Group AUSTRIA i referohet standarteve
të industrisë dhe përdor masa të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike të
sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi i paautorizuar,
përdorimi, shkatërrimi dhe modifikimi apo zbulimi i tyre. SIGAL UNIQA Group
AUSTRIA kërkon standarte të larta të sigurisë të së dhënave nga palët e treat, të
cilat ajo autorizon për të përpunuar të dhënat tuaja personale në emër të saj;
6. Shpëmdarja e të dhënave: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mund të shpërndajë të
dhënat tuaja personale me palë të treat, të cilat veprojnë në emër të saj dhe nën
udhëzimet e saj për informimin tuaj për produkte dhe shërbime dhe vetëm pasi ka
marrë aprovimin tuaj paraprakisht;
7. Transferimi ndërkombëtar: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mund të transferojë
jashtë shtetit për qëllime të sigurimit dhe të dëmshpërblimit në sigurime, të dhëna
të cilat transferohen vetëm në përputhje me ligjet në fuqi. (Ligji nr.9887, datë
10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Neni 8 Transferimi
Ndërkombëtar). SIGAL po ashtu mund të transferojë të dhëna në grup për dëmet,
kontratat e sigurimit për qëllime studimi tregu, analizash, statistikash apo
raportuese, gjithmonë duke u siguruar për respektimin dhe zbatimin e të gjitha
masave të sigurisë, konfidencalitetit, përpunimit të ligjshëm dhe vetëm për qëllimet
për të cilat dërgohen ato, dhe në përgjithësi të gjitha detyrimet e ligjit dhe parimet e
permendura në këtë dokument;
8. Përgjegjësia: SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe punonjësit e saj vetëm mund të
përpunojnë të dhënat personale në pajtim me këto parime dhe ligjin e zbatueshëm.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA kryen trajnime dhe rishikime të përputhshmërisë së
saj me këto parime. Punonjësit që shkelin këto parime mund të jenë subjekt i
masave disiplinore, duke përfshirë pushimin nga puna. Punonjësit pritet të
raportojnë shkeljen e këtyre parimeve, të drejtuesit e tyre si edhe te burimet
njerëzore, pranë Departamentit Ligjor dhe pranë çdo departamenti tjetër kompetent.
Ju mund të zbatoni këto parime kundrejt SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, e cila
është përgjegjëse për të dhënat tuaja personale. Nëse keni një ankesë që SIGAL
UNIQA Group AUSTRIA ka shkelur këto parime dhe nëse keni tentuar në
mirëbesim për të zgjidhur ankesën përmes procesit të shërbimit tonë të
konsumatorëve ose procesit të ankesave sipas ligjit në fuqi (Ligji Nr. 9887, datë
10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Neni 16 – E drejta për t’u
ankuar), por ankesa nuk është zgjidhur brenda intervalit kohor të parashikuar
atëherë ju mund të zbatoni këto parime në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Nëse
ju ankoheni pranë Autoritetit tuaj Lokal të mbrojtjes së të dhënave dhe Autoriteti i
Mbrojtjes së të dhënave zbulon se SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ka shkelur këto
parime, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA do t’i përmbahet përfundimeve të Autoritetit
të Mbrojtjes së të dhënave, por do të rezervojë të drejtën për të kundërshtuar apo
apeluar të tilla gjetje.